Besa arrin marrëveshje me Arben Beqirin

Besa e ka bërë edhe një goditje në afatin kalimtar, pas lëndimit të papritur të legjendës së skuadrës, Valmir Bytyqi.

Burime të “GazetaOlle.com” konfirmojnë që klubi pejan ka arritur marrëveshje me portierin e Trepçës ’89, Arben Beqiri.

Zyrtarizimi dhe prezantimi i Beqirit nën fanellën e klubit nga Peja, pritet të bëhet gjatë ditëve në vazhdim.

Ky pritet të jetë përforcimi i fundit i Besës, para fillimit të edicionit të ri.