Shqipëria e mund Rumaninë

Mijëra shqiptarë janë parë sot në rrugët e Lionit të Francës ku do të luhet ndeshja me Rumaninë

Tifozët me banderola dhe flamuj kanë pushtuar rrugët e qytetit francez, duke bërë që rumunët të shkruajnë se e humbëm betejën e parë më Shqipërinë.

Një prej portaleve më të njohur rumunë, “GSP.ro”, shkruan se: “Tifozët shqiptarë na kanë mundur, tani fjala i mbetet fushës”.

Sipas këtij portali në stadium priten të jenë 30 mijë tifozë shqiptarë dhe 10 mijë rumunë.

Ndeshja do të luhet në orën 21:00 në një stadium me kapacitet 60 mijë vende.