Dueli i milionave, këto janë premiat e dy federatave

Federatat e dy vendeve kanë hapur thesin dhe duan të motivojnë në maksimum futbollistët e tyre për të hedhur hapin drejt historisë.

Federatat e të dyja skuadrave do të përfitojnë afro 10 milionë euro nga UEFA në rast se arrijnë të kualifikohen mes 16 skuadrave më të mira të kontinentit.

Këtë shumë kanë vendosur ta ndajnë edhe me futbollistët dhe stafin. Rumania ka premtuar 2,5 milionë euro premio në rast kualifikimi, ndërsa Shqipëria 2 milionë, transmeton Panorama Sport.