Ministri gjerman në Tiranë, takon Bushatin, Ramën dhe Bashën

Ministri i Jashtëm gjerman, Frank Walter Steinmeier, mbërrin sot në Tiranë në një vizitë zyrtare.

Kryediplomati gjerman do të qëndrojë vetëm 6 orë në kryeqytetin shqiptar, ndërsa agjenda e tij parashikon vetëm tre takime.

Fillimisht Steinmeier do pritet nga homologu i tij Ditmir Bushati dhe pas takimit, dy ministrat do të dalin në një konferencë për media.

Më pas ministri i jashtëm gjerman do të takohet me kryeministrin Rama si edhe me kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Kjo është hera e parë që Steinmeier vjen në Tiranë dhe vizita e tij ndodh në një kohë kur politika ende nuk ka gjetur konsensusin për miratimin e reformës në drejtësi.