E donte Barcelona, por futbollisti i njohur zgjedh Realin (FOTO)

Real Madrid ka bërë hapat e parë rreth transferimit të mesfushorit të Juventusit, Paul Pogba.

Skuadra kampione e Evropës është takuar me menaxherin e futbollistit, Mino Raiola, duke negociuar rreth transferimit të reprezentuesit francez në Santiago Bernabeu, ka bërë të ditur Gianluca di Marzio nga “Sky Sport Italia”, përcjell “Lajmi.net”.

Pogba për një kohë të gjatë kërkohej nga Barcelona dhe së fundmi Juventus refuzoi një ofertë prej mbi 80 milionë euro për shitjen e tij.

Por, Real Madrid ka shtuar përpjekjet për ta sjellë në Bernabeu, gjatë këtij afati kalimtar të verës.