Formacioni i mundshëm kundër Zvicrës

Në sfidën e parë me Zvicrën, Gianni De Biasi do ti kthehet formacionit të vjetër. Shqipëria luan ndeshjen e parë ndaj Zvicrës më 11 qershor, në orën 15:00.

Porta do të mbrohet nga Ertrit Berisha, i cili vazhdon të mbetet numri 1 i Kombëtares shqiptare.

Në mbrojtje do të jetë të përhershmit Elseid Hysaj, Lorik Cana, Mërgim Mavraj dhe Ansi Agolli, ndërkohë që në mesfushë pritet të ketë një ndryshim nga formacioni që zbriti në fushë ndaj Ukrainës.

Burim Kukeli, i cili për shkak të dëmtimit ishte në dyshim për të qenë në 23-she, ka arritur këto ditët e fundit t’ia mbushë mendjen trajnerit italian ta aktivizojë atë që nga minuta e parë në sfidën përballë Helvetikëve.

Përkrah tij në këtë repart pritet të jenë Taulant Xhaka dhe Amir Abrashi, ndërkohë që Ermir Lenjani dhe Odise Roshi do të furnizojnë nga krahët Armando Sadikun, autorin e golit të vetëm ndaj Ukrainës.
Në Grupin A takimi i parë zhvillohet të premten mes Francës dhe Rumanisë.