Edhe dy futbollistë braktisin Istogun

Kushtrim Gashi dhe Drilon Shabanj janë futbollistët e radhës që i kanë ndarë rrugë me Istogun.

Gashi për dy vjet e gjysmë ishte pjesë e “Troftave” duke dhënë kontribut të madh për skuadrën që së fundmi ra në Ligën e Parë, transmeton Gazeta Sheshi.

Ndërkohë, edhe Shabanaj në edicionin e fundit ishte i rëndësishëm për ekipin e tij. Që të dy lojtarët tashmë janë në pritje të ofertave.

Largimin nga Istogu sot e kishe konfirmuar edhe Agron Bruqi, kurse më parë ishin ndarë me klubin edhe vëllezërit Gashi, Dukagjini e Fatlumi, të cilët përforcuan Besën.