Prishtina nënshkruan me garadianin 18 vjeçar Ardit Nika

Prishtina ka përfunduar me sukses marrëveshjen me gardianin 18 vjeçar, Ardit Nika, i cili vjen nga radhët e Ramiz Sadikut.

“Prishtina është e hapur për të gjithë talentet e ri me perspektive. Kjo është strategji e jona që ne vazhdojmë të insistojmë. Është e thjeshtë, e ardhmja është tek të rinjtë dhe klubi me mundësitë më të mira për t’iu spikatur cilësitë e tyre, është FC Prishtina. Ne kemi moshë jashtëzakonisht të re të futbollistëve të përbërjes së parë, si Shend Kelmendi, Endrit Krasniqi, Lorik Boshnjaku, Visar Bekaj, si dhe tani Blend Baftiu dhe Ardit Nika”, tha kryetari Remzi Ejupi për prishtinafc.com.

????????????????????????????????????
“Prishtinën e kam zgjedhur për të vetmin qellim, për t’i arritur majat e futbollit. Prishtina është e tillë dhe klubi më perspektiv në vend”, ka thënë Nika në prezantimin e tij.

/Gazeta Sheshi/