Goditet futbolli shqiptar, dënohet Skënderbeu

Klubi i Skënderbeut është dënuar nga UEFA pas akuzave të ngritura për trukimin e ndeshjeve.

Burime të “Panorama Sport” pranë klubit të Skënderbeut bëjnë të ditur se dënimi është me 1 vit mospjesëmarrje në kupat e Europës dhe 100 mijë euro gjobë.

Për këtë vendim të UEFA-s janë kontaktuar edhe drejtuesit e Skënderbeut, por nuk kanë dhënë një përgjigje përfundimtare për masat e marra nga ‘qeveria e futbollit Europian’.