Real Madrid u rinovon kontratat këtyre katër futbollistëve (FOTO)

Rinovimi me Cristiano Ronaldon nuk është mendimi i vetëm nga drejtuesit e Real Madridit. Pas dënimit nga FIFA që Real Madridi nuk do të ketë mundësinë të bëjë transferime të lojtarëve në dy afatet kalimtare të vitit 2017, pos Cristiano Ronaldos klubi Madrilen po shikon mundësinë të rinovojë kontratën shumë lojtarëve tjerë Madrilen si Bale, Isco, Pepe dhe Jese.

I pari që qëndron në mendjen e drejtuesëve të Real Madridit është Gareth Bale. Kontrata e tij me Real Madridin përfundon në qershor të vitit 2019, ndërsa klubi dëshiron të rinovojë kontratën e tij deri në vitin 2021. Bale ka një pagë prej 9 milionë euro në sezon te Real Madridi dhe me kontratën e re ai do të përfitonte 10 milion euro që do të thotë se do ta kalonte Sergio Ramos dhe do të bëhej lojtari i dytë më i paguar në Real Madrid pas Cristiano Ronaldos.
tumblr_o7wsdaFNHu1qiy96so1_500
I dyti është Isco. Lojtari madrilen ka shprehur dëshiren e tij të madhe që të qëndrojë dhe të luajë nën urdhërat e Zinedine Zidane dhe është duke pritur një thirrje nga drejtuesit madrilen që do ta vërtetonin qëndrimin e tij në Real Madrid edhe për shumë vite tjera.

tumblr_o7wv8ypCDA1tjid03o1_1280
I treti lojtar është Pepe. Kontrata e tij me Real Madridin përfundon në vitin 2017 atëherë kur Pepe mbush 34 vite mbi supet e tij dhe klubi dëshiron ta shikojë formën e tij. Pepe dëshiron të qëndrojë në Real Madridi por duhet të pres vendimin nga drejtuesit madrilen pasi në Bernabeu lojtarëve që kanë mbi 30 vite ju rinovohet kontrata me vetëm nga një vit më shumë.

MILAN, ITALY - MAY 28: Pepe of Real Madrid hold the cup while Cristiano Ronaldo of Real Madrid looks on during the trophy ceremony following winning the UEFA Champions League final between Real Madrid and Club Atletico Madrid at Stadio Giuseppe Meazza, San Siro on May 28, 2016 in Milan, Italy. (Photo by Jean Catuffe/Getty Images)
I katërti lojtar është Jese. Situata e tij është më urgjente për tu zgjidhur nga drejtuesit e Real Madridit. Kontrata e tij me madrilenët përfundon në qershor të vitit 2017. Duke filluar nga janari i ardhshem lojtari do të jetë i lirë të nënshkruajë me ndonjë skuadër tjetër nëse nuk dëshiron të qëndrojë në Real Madrid. Nëse Zidane vendos ta mbaj Jesen në skuadër atëherë lojtari do të nënshkruante një kontrate të re me Real Madridin këtë verë. Nëse nuk vendos të nënshkruajë kontratë të re ai do të transferohet në ndonjë skuadër por me mundësine e riblerjes nga Real Madridi sikurse në rastin e Carvajal apo Moratas.

510902458