Erdogan: Rezoluta e Bundestagut cënon seriozisht marrëdhëniet turke-gjermane

Miratimi i rezolutës nga Parlamenti gjerman që njeh ushtrimin e gjenocidit armen, një proces i kundërshtuar me forcë nga Turqia, do të cënojë seriozisht marrëdhëniet turke-gjermane, paralajmëroi presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan.

“Kjo rezolutë do të ndikojë seriozisht në marrëdhëniet turke-gjermane”, u shpreh ai për median në Kenia, ku po zhvillon një vizitë zyrtare, duke shtuar se me kthimin e tij në Turqi do të merret një vendim mbi hapin e mëtejshëm që do të ndërmarrë vendi i tij në formë kundërpërgjigje.