Gorilla Susie ilustron ngjashmëritë gjenomite me njerëzit

Një gorillë e quajtur Susie është duke ndihmuar shkencëtarët të sigurojnë informacione të reja në lidhje me ngjashmëritë dhe dallimet midis njerëzve dhe këtyre majmunëve të rrezikuar, gjenet e të cilëve janë më të ngjashmet me ato të njeriut.

Shkencëtarët zbuluan një version të modernizuar të gjenomitit të gorillave në bazë të ADN-së së Susies, një gorillë 11-vjeçare që jeton në një kopsht zoologjik në Ohajo. Ky zbulim mbush shumë boshllëqe të pranishme në hartën gjenetike të gorillave të publikuar në vitin 2012 .

Hulumtimi i ri ka zbuluar se gorillat dhe njerëzit janë më të ngjashëm gjenetikisht se sa kemi menduar më parë. Vetëm shimpanzetë dhe bonobosët janë më të ngjashëm se gorillat me njerëzit.

Gjenomiti i ri tregon se zonat e dallimeve gjenetike janë: sistemet imunitar dhe riprodhues, perceptimi ndijor,prodhimi i keratinës, një proteinë kryesore në strukturën e flokëve, thonjve dhe lëkurës dhe hormoni që rregullon nivelin e sheqerit në gjak. /KosovaPress/