Iniesta tallet me Realin

Kapiteni i Barcelonës, Andres Iniesta ka ngacmuar Real Madridin përkundër triumfit të tyre në Ligën e Kampionëve.

“Ne nuk kemi caktuar festë nëse Real Madrid e fiton Ligën e Kampionëve ose jo. Kjo tejkalon çdo lojë ose garë”, u shpreh ai, përcjell “Lajmi.net”.

“Ne festojmë fitoret tona, dhe jemi të lumtur me sukseset dhe dëshpërohemi në humbje. Real Madrid e fitoi Ligën e Kampionëve por do të jetë i dëshpëruar që nuk e fitoi La Ligën, andaj tifozët tanë, dhe ne si ekip, duhet të jemi shumë krenar për sezonin që kaluam”, përfundoi Iniesta.