Lichtsteineri te Chelsea, nëse Alves kalon në Torino

Me ardhjen e Antonio Cones te Chelsea pritet që shumë lojtarë nga Serie A të zbarkojnë në “Stamford Bridge”.

Sipas Daily Mail, tekniku italian i ka kërkuar klubin londinez të interesohen për mbrojtësin e Juventisit, Stephan Lichtsteiner.

Ky transferim mund të ndodh shumë lehtë pasi në vend të tij pritet të vij Dani Alves dhe kështu ylli zviceran do të humbiste vendin e titullarit.

Lichtsteiner pritet t’i bashkohet Bluve për 11 milionë euro dhe do të nënshkruajë një kontratë tre vjeçare.