Ky është tifozi që nuk la përshtypje të mirë në finale (Foto)

Finalja e DigitAlb Kupës së Kosovës në futboll ndërmjet Dritës dhe Prishtinës (2:1) u vëzhgua nga dy zyrtarë të UEFA-së.

Për nivelin e futbollit në vend, organizimi i duelit u vlerësua të ishte mesatar. Mirëpo, për “mysafirët specialë” organizimi linte për të dëshiruar.

Nga ajo që kishte arritur të mësojë Gazeta Sheshi, zyrtarët e UEFA-s vërejtjet më të mëdha i kanë dhënë në sigurinë e duelit.

Me theks të veçantë, ata kishin përmendur një shikues, i cili para fillimit të ndeshjes kishte hyrë dy herë në terren.

“Përshtypje të keqe iu ka lënë edhe një tifoz që është futur dy herë në terren me flamurin kombëtar të Shqipërisë, për të cilin kanë thënë se ka mundur të bartë edhe ndonjë mjet të rrezikshëm”, i kishte thënë një burim Gazetës Sheshi.

Shikuesin në fjalë mund ta shihni në fotot e mëposhtme.

1

2

3

4