Andi Lila vrapoi më shumë ndaj Katarit, 12.8 km

Gjatë grumbullimit kuqezi, që në ditën e parë ajo që u vu re ishin disa jelekë të vecantë që futbollistët kuqezi mbanin veshur mbi fanellat e tyre. Një sistem gps, që i shërbente stafit teknik të skuadrës për të marrë informacion mbi cdo element stërvitor të kuqezinjve si përsa i përket pëkushtimit të cdo lojtari në stërvitje apo ndeshje, duke nisur nga kilometrat që secili prej tyre përshkruante në fushë.

Dhe në sfidën me Katarin të fituar 3-1, kuqezinjtë i kishin të veshur këta jelekë vetëm se nën fanella. Sipas asaj që Supersport ka arritur të zbulojë, lojtarët janë monitoruar me kujdes nga ana e stafit teknik të skuadër, për kilometrat që secili prej tyre ka bërë në fushë dhe ai që ka vrapuar më shumë në fushë se të tjerët ishte Andi Lila, që në total përshkoi 12.8 kilometra gjatë 90 minutave që qëndroi në fushë. Mesfusha në fakt në ndeshjen me Katarin ishte në total reparti që spikati më shumë ndërsa për Lilën është konfirmimi si një prej lojtarëve kuqezi që jep gjithcka në fushë duke treguar përkushtim maksimal dhe profesionalizëm si në stërvitje, ku ka qenë një prej futbollistëve që është impenjuar më shumë në këtë grumbullim por gjithashtu dhe në një ndeshje miqësore.