Si të parandaloni sulmin në tru

Sulmi në tru është një fenomen shqetësues që mund të parandalohet duke përdorur ushqimet e nevojshme të cilat ndihmojnë në eleminim e tij. Disa nga këto këshilla janë;

Zvogëloni shtypjen e lartë të gjakut
Shtypja e lartë e gjakut është ndër faktorët kryesor që mund ta shkaktoj sulmin në tru, nëse veç nuk kontrollohet.

Monitorimi i shtypjes së gjakut, si dhe trajtimi i tij nëse është i lartë, padyshim që shkakton ndryshim të madh në shëndetin e trurit.

Për ta zvogëluar shtypjen e lartë të gjakut duhet të mos hani kripë, të shmangni ushqimet me përqindje të lartë të yndyrës, si hamburgerët, djathi, akulloret etj.

Gjithashtu, bëni më shumë ushtrime fizike, hiqni dorë nga duhani dhe konsumoni pemë dhe perime.

Humbni peshë
Obeziteti, e gjithashtu komplikimet që ndërlidhen me të (përfshirë shtypjen e lartë të gjakut dhe diabetin), i rritin mundësitë për të pësuar sulm në tru.

Nëse jeni mbipeshë, duhet të keni në konsideratë se vetëm humbja e pesë kilogramëve ndikon shumë pozitivisht në zvogëlimin e mundësive për të përjetuar sulm në zemër.

Bëni ushtrime fizike
Ushtrimet fizike kontribuojnë në humbjen e peshës dhe zvogëlimin e shtypjes së lartë të gjakut.

Prandaj, preferohet të ushtroni të paktën pesë ditë në javë, qoftë nëse ecni, vraponi, ngritni pesha etj.

Konsumoni alkool… në sasi modeste
Çfarë keni dëgjuar është e vërtetë. Konsumimi i alkoolit ndikon në zvogëlimin e rrezikut për të pësuar sulm në tru.

Disa studime tregojnë se nëse pini një gotë birrë në ditë, rreziku juaj zvogëlohet, mirëpo nëse filloni të pini më shumë se dy gota birrë në ditë, rreziku mund të rritet.

Prandaj, konsumoni alkool në sasi modeste.

Lini duhanin
Duhani e trashë gjakun, dhe e rritë sasinë e stemës të ndërtuar në arterie. Prandaj, bashkë me një ushqim të shëndetshëm dhe ushtrime fizike, preferohet edhe ta lini duhanin për të shmangur sulmin në tru.