Kozniku në bisedime me Prishtinën

Skuadra e Prishtinës pritet të bëjë ndryshime të mëdha gjatë afatit kalimtar veror.

Këtë e ka konfirmuar edhe kryetari i klubit Remzi Ejupi. Burimet e GazetaOlle.com pranë klubit prishtinas mësojnë se ish-trajneri i Shkëndjiës së Tetovës, Ardian Kozniku, pritet të jetë trajner i Prishtinës edicionin e ardhshëm.

Kozniku ishte i pranishëm në stadium edhe në ndeshjen finale të Kupës së Kosovës.
Kandidat për postin e trajnerit mbetet edhe trajneri Bylbyl Sokoli.