Zvicra dërgon “spiun” në miqësoren me Katarin

Pritet që një pjestar i stafit të Vladimit Petkoviçit të udhëtojë në Hartberg për të ndjekur kuqezinjtë, edhe pse De Biazi pritet të eksperimentojë

Miqësorja e ditës së dielë do të jetë një test i rëndësishëm për shumë futbollistë të Shqipërisë, por sidomos një mundësi për De Biasin për të eksperimentuar. Natyrisht, kjo në kuadër të përgatitjeve për Europianin edhe pse, trajneri italian është shprehur se testi i vërtetë do të jetë ndaj Ukrainës, kur edhe grupi të jetë i plotë dhe 23-tshja të jetë përcaktuar për aventurën franceze.

Por, ka edhe një tjetër detaj të rëndësishëm. Zbulohet se në sfidën miqësore që do të zhvillohet në Hartberg, në stadium do të jetë edhe një bashkëpunëtor i trajnerit të Zvicrës, kundërshtari i Shqipërisë në ndeshjen e parë të grupit. Ende nuk dihet personi që do të vijë të “monitorojë” Shqipërinë, edhe pse më shumë mundësi ka qe të jetë krahu i djathtë i Vladimir Petkoviçit, pra zëvendës trajneri i kombëtares helvete.

Megjithatë, ndaj Katarit, pritet që trajneri De Biasi, ndoshta edhe në dijeni të “spiunit”, të ngatërrojë formacionin dhe futbollistët. Edhe pse është shprehur i bindur tek fitorja, Petkoviç ndjen frikën dhe, për këtë arsye, do të ndjekë kuqezinjtë, si ndaj Katarit, ashtu edhe në miqësoren e 4 qershorit, ndaj Ukrainës.

Shqipëri – Katar nis pas 15 minutash.