Real – Atletico, fituesi vendoset pas vazhdimeve (Video)

Ndeshja finale e Ligës së Kampionëve ndërmjet Real Madridit dhe Atletico Madridit do të vendoset pas vazhdimeve.

Koha e rregullta ka përfunduar baras, me të dy skuadrat që shënuan nga një gol.

Sergio Ramos shënoi në pjesën e parë për Realin, ndërsa Carrasco në pjesën e dytë për Atleticon.

Fituesi i kësaj finaleje do të vendoset pas vazhdimeve, ashtu sikurse dy vite më parë.