Klubi nuk kishte para, futbollisti i paguante gjyqtarët

Në duelin e fundit që Vushtrria e luajti në shtëpi ndaj Trepçës ‘89, vendasit nuk paguajtën personat zyrtarë, pasi sipas tyre, nuk kishin mjete për ta bërë këtë.

Megjithatë, kjo nuk ishte hera e parë që vushtrriasit nuk kishin kryer obligimet ndaj zyrtarëve. Edhe gjyqtarët e takimit me Lirinë nuk ishin paguar pas ndeshjes, ndonëse paratë i kishin marrë pas katër ditësh.

Vushtrria këtë edicion është përballur me probleme të mëdha financiare dhe si rezultat i kësaj u larguan edhe nga Superliga.

Kur është fjala te financat, duhet zbuluar patjetër veprimin e portierit dhe kapitenit të ekipit, Ridvan Beqiri.

“Gardiani” vushtrrias në disa raste kur klubi nuk ka pasur mundësi t’i paguajë gjyqtarët, ka qenë në gjendje të japë nga kuleta e tij që të kryhen obligimet ndaj perzonave zyrtarë, përcjellë Gazeta Sheshi.

Raste të tilla ndodhin vetëm në futbollin kosovar.