Ja edhe reagimi zyrtar i Dritës

Pas shkrimit të drejtorit, Burhan Rashiti, ka ardhur edhe reagimi zyrtar i klubit të Dritës lidhur me ankesën e Istogut që pretendon t’i marrë pikët e plota nga Drenica e që do ta mbanin atë në Superligë.

Ndërkohë, në rast se ndodhë kjo, gjilanasit do të largoheshin direkt nga Superliga.

“Klubi jonë do të luan në barazh, nuk ka asnjë dyshim për këtë gjë, ankesat Istogut ju kanë refuzuar kshtu që nuk ka vend për dyshime. Puna jonë tani është të bëhemi gati për finalen të shtunën, pastaj edhe për ndeshjen e barazhit. Me respekt kryesia e FC Drita!”, thuhet në komunikatën e klubit gjilanas.