Casillas po përjeton sezonin më të keq me Porton

Iker Casillas që nga kalimi i tij në Porto nuk tregoi performance të mirë.

Pasi detyrohet të largohet nga klubi i tij i fëmijërisë Real Madrid pas 25 vitesh të suksesshme, kapiteni i Spanjës kaloi te një nga ekipet më të mira portugeze FC Porto për një fillim të ri.

Por, shume shpejt rezultatet negative bënë që të dyshohet në aftësitë e portierit që fitoi gjithcka me Spanjën dhe Real Madridin. Transferimi nuk i ka shkuar ashtu siç pritej dhe me atë cka ka treguar Casillas deri sot, tregon se ai po përjeton sezonin më në keq në futbollin e tij.

Sipas raportit të Goal, ai është zyrtarisht portieri më i keq i Porto-s në 15 vitet e fundit.

Me Casillas portierë, Porto ka pësuar plot 30 gola në kampionat për herë të parë që prej sezonit 2000/2001. Raporti i golave të pësuar është dyfishuar në krahasim me portierin e mëparshëm të ekipit Fabiano.

Disa gabime të rënda të Casillas kanë kontribuar në pozicionin final të ekipit në kampionat (vendi i tretë)./telesport.al