Ky është numri i Xhakës tek Arsenali

Granit Xhaka do ta mbajë numrin 34 edhe te skuadra e Arsenalit.

Granit Xhaka do të vazhdojë ta mbajë numrin 34 në fanellë edhe te Arsenali shkruan Metro.

Këtë numër te “Gunners” aktualisht e mban Coquelin, mirëpo francezi pritet ta marrë numrin 8, pas largimit të Artetas.

Kalimi i Xhakës te skuadra angleze tashmë është i sigurtë, ndërsa ka mbetur vetëm zyrtarizimi nga Arsenali.