Ku jetojnë multimilionerët?

Shumica e tyre jetojnë në: Los Angeles, Shanghai, Mexico City, München, Stamboll, Gjenevë, Toronto, São Paulo, Taipeh, Zürich, Seoul, Peking, Osaka, Paris, Frankfurt, Hong-Kong, New York, Singapur, Tokio dhe Londër.

Gjithnjë e më shumë milionerë kanë lënë Francën. Sipas sondazheve, gjithnjë e më shumë njerëz largohen nga vendi. Në mesin e emigrantëve është një numër i konsiderueshëm milionerësh.

Në bazë të hulumtimit të agjencisë «New World Wealth», vitin e kaluar 10.000 milionerë kanë lënë ekonominë e dytë më të madhe të Evropës. Sipas autorëve të studimit, edhe në vende të tjera evropiane mund të ikin milionerët.

Revista britanike “Spears” ka studiuar me kompaninë konsulente “WealthInsight” se në cilët qytete në botë jetojnë më shumë multimilionerë. Këto quhen në zhargonin e bankierëve «Ultra High Net Worth Individuals» (UHNWI) dhe secili duhet të ketë një kapacitet prej më shumë se 30 milionë dollarë.

Në 20 qytete jetojnë shumica e multimilionerëve: Los Angeles, Shanghai, Mexico City, München, Stamboll, Gjenevë, Toronto, São Paulo, Taipeh, Zürich, Seoul, Peking, Osaka, Paris, Frankfurt, Hong-Kong, New York, Singapur, Tokio dhe Londër.