Selimi: Mezi e kaloj muajin me pagë, s’jam milioner

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka folur sërish për pasurinë e tij, derisa ka mohuar kategorikisht se ka biznese të veta dhe që është milioner. Ai thotë se mezi e kalon muajin me pagë.

Ai në emisionin InfoBox të RTV Dukagjinit ka thënë se nuk është i përfshirë në asnjë biznes, është i ndarë nga vëllezërit dhe se merr pagë vetëm të deputetit.

Madje deputeti i Vetëvendosjes Selimi deklaron se ka vështirësi edhe për ta kaluar muajin me pagën e deputetit.

“Unë kam një pagë, vetëm një pagë. Sidoqoftë kështu po kaloj dhe më problem e kam kur e shoh vetën në televizion si milioner kur në anën tjetër unë mund ta kem problemin e 20, 100 apo 200 eurove”, tha Selimi.