Haradinaj- Isa Mustafës: Ti kurrë s’je lodhë për megjat e Kosovës

Deputeti i AAK-së Daut Haradinaj ka reaguar ndaj kryeministrit Isa Mustafa i cili me anë të një statusi në Facebook ka thënë se SHBA i di kufijtë e vendeve të Ballkanit më mirë se disa ekspertë vendas të cilët po e kundërshtojnë demarkacionin me Malin e Zi.

Haradinaj ka thënë se kryeministri Isa Mustafa nuk është lodhur kurrë për ‘megjat e Kosovës’.

Ndërkohë Haradinaj përmendi edhe mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të LDK’së, pas të cilës Mustafa u kritikua.

Shkrimi i plotë Haradinajt në Facebook:

Valla bre Kryeministër edhe pensionist e me krejt këto sulme, hala po ju qëndron, prej meje ”Like” e ki.

Ne opozita s’ka dert që të shajmë kapak, por s’po e kuptoj kur po të shajnë në parti tënde edhe partnerët e koalicionit.

Sa për megjat e Kosovës, ti kurrë s’je lodhë për to.