“Vokrri premton edhe anëtarësimin në OKB”! (Foto)

Aktori i njohur kosovar, Fatmir Spahu (Bufi) ka ironizuar me skenën politike në vend teksa po i festonte të arriturat historike me kreun e FFK-së, Fadil Vokrrin dhe anëtarin e Komitetit Ekzekutiv, Flamur Bunjaku.

Në një foto të postuar në “Facebook”, Spahiu ka shkruar se “Vokrri premton edhe antarësimin në OKB së shpejti”, për t’ia filluar të të qeshurave më pas, shkruan Gazeta Sheshi.

Natyrisht, kjo edhe për faktin se Vokrri me diplomacinë dhe përkushtimin e tij arriti ta bëjë FFK-në anëtare të dy organizatave më të mëdha të futbollit, UEFA-s dhe FIFA-s.

Ndryshe, Spahiu është tifoz i zjarrtë i klubit të Dritës.

FFK