Pellegrini: Ju thash lojtarëve të mi të injorojnë dramën në Old Traford

Manchester City luante në udhëtim tek Swansea, ndërkohë me veshë ishte në Old Traford teksa Manchester United do ndeshjes në shtëpi me Bournemouth. Në fakt edhe pse citizens kishin në dorë fatin e tyre, kanë dashur të sigurohen për çdo ngjarje të mundshme, sidomos pas anulimit të ndeshjes, për shkak të dyshimeve për një mjet shpërthyes, transmeton Gazeta Sheshi.

Mirëpo vetë trajneri i “qytetarëve” Manuel Pellegrini ka deklaruar pas ndeshjes se i ka sygjeruar lojtarëve të tij të harrojnë dramën në Old Traford.

“Ne kemi marrë vesh se çfarë po ndodh në Old Traford, mirëpo unë ju kam thënë lojtarëve të mi ta harrojnë atë dramë dhe të përfundojnë punën këtu. Para kësaj ndeshje ne ishim në zonën Champions për 37 javë dhe ishte me rëndësi të luftonim edhe për një tjetër”, deklaroi Pellegrini.

Manchester City barazoi 1-1 në udhëtim tek Swansea, duke marrë një pikë, e cila ishte e mjaftueshme për të siguruar pozitën e katërt që dërgon në ndeshjet kualifikuese të Ligës së Kampionëve. Ndërkohë, tekniku kilian është përshëndetur nga skuadra angleze, pasi në sezonin e ri ekipin do ta drejtojë Pep Guardiola.

/Gazeta Sheshi/