Anglia zbulon listën për “Euro 2016” (Foto)

Përzgjedhësi i Anglisë, Roy Hodgson, e ka publikuar listën prej 23 lojtarëve të ftuar në Kampionatin Evropian të këtij viti.

Marcus Rashford i Manchester United ka arritur që të përfshihet në ekipin e Anglisë për “EURO 2016”, pas paraqitjeve mbresëlënëse në Premierligë me “Djajtë e Kuq”.

Në sulmin e “tre luanëve”, Roy Hodgson i ka ftuar edhe Wayne Rooneyn, Daniel Sturridgen, Harry Kane dhe Jamie Vardyn.

Në këtë Evropian jashtë kombëtares angleze është lënë Theo Walcott.