Vrasja e komandantit të Hezbollahut: Fajësohen xhihadistët për vdekjen e Badreddines

Komandanti i lartë ushtarak i Hezbollahut në Siri, Mustafa Amine Badreddine, është vrarë nga xhihadistët gjatë një sulmi artilerie, thotë grupi lebanez.

Vdekja e Badreddines afër aerportit të Damaskut, e shpallur të premten, fillimisht i ishte ngarkuar Izraelit, armikut kryesor të Hezbollahut.

Badreddine besohej të ketë udhëhequr të gjitha operacionet ushtarake në Siri që nga viti 2011.

Hezbollahu kishte dërguar mijëra trupa ushtarake në mbështetje të Presidentit Assad të Sirisë.

Badreddine gjithashtu ishte përgjegjës për ideimin e atentatit ndaj Kryeministrit libanez, Rafik Hariri, në Bejrut në vitin 2005.

I lindur në vitin 1961, Badreddine besohet të ketë qenë një figurë kryesore e krahut ushtarak të Hezbollahut. Ai ka qenë kushëri i Imad Mughniyes, i cili ishte shefi i krahut ushtarak deri në kohën kur u vra në një atentat me shpërthim bombe ne veturën e tij në Damask në vitin 2008.

Sipas një raporti, një anëtar i Hezbollahut, i marrë në pyetje nga Shërbimi Kanadez i Intelegjencës, e kishte përshkruar Badreddinen si “më të rrezikshëm” së Mughniyeh, i cili ishte “mësuesi i tij i terrorizmit”.

Ata pohohet të kenë punuar bashkë gjatë në tetor të vitit 1983 në bombardimin e barakave të Marinës Amerikane në Bejrut gjatë të cilit ishin vrarë 241 persona.

Badreddine raportohet të ketë pasur ulëse në Këshillin Shura të Hezbollahut dhe të ketë shërbyer si këshilltar i grupit të udhëheqësit të përgjithshëm, Hassan Nasrallah.

Grupi ishte themeluar në prag të okupimit të Libanit nga Izraeli në fillim të 1980-ve dhe kishte bërë thirrje për “shkatërrimin” e Izraelit.