E bëri vetëm Lewandowski e askush tjetër

Jo, Lewandowski nuk ka zbuluar të ardhmen e tij. Ky është topi që i jepet lojtarit që shënon më shumë gola në Bundesliga.

Krye-golashënuesi i Gjermanisë është shpallur pikërisht Robert Lewandowski për të dytën herë në karrierën e tij.

Sulmuesi polak shënoi gjatë drekës të së shtunës golin e tij të 30-të në Bundesliga. Lewa është sulmuesi i parë që prej sezonit 1976/77 që kap kuotën magjike të 30 golave në Bundesliga.

Vendi i dytë pas tij është Aubameyang me 25 gola. Kjo është hera e dytë që polaku fiton këtë top, pasi e ka fituar edhe në sezonin 2013/14 teksa vishte fanellën e Borussia Dortmund.

Kulmi i sezonit historik është padyshim momenti kur u fut si zëvendësues dhe shënoi 5 gola brenda 9 minutave.