Ylli i Leicesterit transferohet nga Guardiola

Pep Guardiola ka bërë gati një përforcim të madh në Manchester City.

Menaxheri i ardhshëm i “Citizens” është i interesuar për blerjen e mesfushorit të Leicester Cityt, N’Golo Kante.

E përditshmja sportive franceze “L’Equipe” raporton se drejtuesit e Cityt janë takuar me menaxherin e Kantes për ta bindur që të transferohet në “Etihad Stadium”.

Kante spekulohet se kërkohet edhe nga Arsenal, Real Madrid dhe Manchester United.