Turqia rrezikon lëvizjen e lirë

Centre-right European People's Party's (EPP) choice to head the European Commission, Jean-Claude Juncker, delivers a speech during the announcement of the European elections results on May 25, 2014, at the European Parliament in Brussels. Juncker said Sunday the group was winning European Parliament elections, giving it the right to the post. AFP PHOTO/JOHN THYS. (Photo credit should read JOHN THYS/AFP/Getty Images)

Edhe pse dritën jeshile të Komisionit Europian marrëveshja e lëvizjes së lirë me Turqinë arriti ta marrë, ajo rrezikon të mos vihet në jetë. Nëse Ankaraja nuk ndryshon ligjet e antiterrorit, ujdia mund të dështojë, paralajmëruan liderët e bllokut, duke nisur nga vetë kreu i KE-së, Jean-Claude Juncker.

“Kushtet duhet të përmbushen. Ne e konsiderojmë këtë shumë të rëndësishme, në të kundërt, marrëveshja mes BE-së dhe Turqisë nuk do të zbatohet”, tha Juncker.

Turqia ndërkohë pretendon se i ka plotësuar kriteret e kërkuara prej saj. Por, ndërsa Brukseli përballet me presionin e gjetjes së një zgjidhjeje pasi pakti me Ankaranë është i një rëndësie kyçe sa i takon frenimit të valës së refugjatëve, presidenti turk Rexhep Tajip Erdoan e ka bërë vazhdimisht veshin e shurdhër ndaj thirrjeve për ndryshimin e ligjit kundër terrorizmit e së fundi e akuzoi BE-në për hipokrizi.

Nëse Erdogani vazhdon të ndjekë me kokëfortësi strategjinë e tij, atëherë duhet t’i përgjigjet popullit turk se përse Europa po ia mohon atij lëvizjen pa viza, u shpreh Juncker. Ky nuk është problemi im, shtoi zyrtari i lartë, por do të bëhet problemi i tij.