Lojë Kredish apo Lojë Pushtetesh (Game of Thrones)

CAROLYNE LARRINGTON, The Economist

Përderisa ecte rrugës së turpit nëpër kryeqytet në përfundim të sezonës së kaluar të filmit “Game of Thrones”, Nëna Mbretëreshë Cersei, sigurisht po planifikonte se si do të hakmerrej ndaj atyre që ishin përgjegjës për poshtërimin e saj. Por, ajo me gjasë gjithashtu po e vriste mendjen se si saktësisht ishte gjetur në një situatë aq fatkeqe. Njëra nga arsyet që kishte shumë pak gjasa t’i shkonte nëpër mendje ishte naiviteti i saj financiar – dështimi për të kuptuar natyrën katastrofale të politikës së saj fiskale për të Shtatë Mbretëritë.

Në një intervistë dhënë revistës Rolling Stone, autori i “Këngës së Akullit dhe Zjarrit (“A Song of Ice and Fire”), ishte ankuar se shpesh fantazia e shkrimtarëve nuk arrin ta përfshijë ekonominë. “Edhe pse e adhuroj Tolkienin, unë nuk pajtohem me të… Cfare politike fiskale ka pasur Aragorni?”. Martini, ndryshe nga Cersei, ka menduar thellë lidhur me sistemet ekonmike që e kanë mbështetur botën e tij imagjinare, prandaj e vlen të shikohet pak më afër se si kanë funksionuar ato.  Pasi që vështirësia e Cerseit, siç del më vonë, vjen në një masë të madhe nga dështimi i saj për të kuptuar natyrën e borxhit të jashtëm ose kredive ndërkombëtare.

Përtëj detit, larg kryeqytetit të Mbretërisë, në Qytetin e Lirë Bravoos, gjendet Banka e Hekurt e Bravoos, që është institucioni dominues financiar në kontinentet Essos dhe Westeros. Martini e ka modeluar Bankën e Hekurt sipas modeleve të bankave mesjetare të cilat kontrolloheshin nga familje të fuqishme të qyteteve të Italisë Veriore. Ato ofronin kredi, depozita dhe shërbime të këmbimit valutor përgjatë gjithë Evropës Perëndimore. Bankierët e Firencës dhe Luccas punon me Mbretërinë Angleze, mbretërit Edward I, II dhe III, duke financuar luftërat e mbretërisë në disa fronte (sidomos në Francë) dhe duke ofruar edhe llogari rrjedhëse dhe mundësi overdrafti. Eduardi II dhe II bile ishin pajtuar të hiqnin dorë nga të gjitha të hyrat dhe t’ua dorëzonin ato veqanërisht dy bankave; ato e paguanin buxhetin e mbretërve dhe, në këmbim të tij, u ishte lejuar që të ushtronin monopolin mbi eksportin më të rëndësishëm të Anglisë – leshin anglez të cilësisë së lartë.

 

Thënien “Banka e Hekurt e Bravoos përherë e vjel borxhin”, e dinte secili politikan në Westeros dhe Essos – përveç Cerseit. Ajo vendosi që të mos paguante borxhin enorm të mbretërisë ndaj bankave, me qëllim që të koncentrohej në rindërtimin e flotës së saj e cila ishte shkatërruar në betejë. Duke shpesuar që të siguronte vazhdimin e kthimit të kredisë, Banka e Hekurt filloi ta mbështesë rivalin e fronit, Stannis Baratheonin; kushdo që udhëhiqte Shtatë Mbretëritë ishte përgjegjës për borxhin ndaj Bankës së Hekurt. Ndërkohë, bankat e tjera të Qytetit të Lirë, duke ndjekur shembullin e Bankës së Hekurt, nuk u jepnin kredi tregtarëve të Westerosit. Tregtia ndërkombëtare u paralizua.

Por për Cersein është mirë që babai i saj vdiq. Tywin, patriarku i tmerrshëm i klanit të Lanisterëve, nuk do ta thërrasë për t’i kërkuar borxhin. Jo se Cersei e kishte edhe ashtu mundësinë që të mbështetej në fondet e familjes edhe më tutje. Minierat e arit të Lanisterëve ishin harxhuar dhe motoja e familjes “Lanisterët përherë e kthejnë borxhin” me shpejtësi po e humbte vlerën. Ajo që në mënyrë më direkte i kontribuoi rënies së Cerseit ishte Besimi, religjioni kryesor i Shtatë Mbretërive, i modeluar sipas kristianizmit të mesjetës. Kurora kishte hyrë thellë në borxh tek Besimi – ndërmjet shumë lukseve të tjera, kishte marrë borxh edhe për dasmën luksoze me 77 lloje të ushqimeve të djalit të Cerseit, Joffrey. Më vonë, në bisedimet me udhëheqësin e ri të religjionit, fundamentalistin High Sparrow, Cersei mendjelehtësisht ia lejon një dege të re shumë të devotshme të Besimit të drejtën për të bartur armë deri kur borxhet e kurorës të faleshin. Në këtë mënyrë lindi Militantizmi Fetar, një vëllazëri e armatosur. Diçka ndërmjet policisë fetare dhe inkuizicionit, udhëheqja e tyre përmes terrorit e bartte pushtetin në favor të vetin.

Kjo është, shkurtimisht, se si Cercei e gjeti veten duke ecur lakuriq përmes rrugëve të Tokës së Mbretërve, e përqeshur dhe e torturuar nga vartësit e saj jobesnikë.

Në ndërkohë, në Parajsën e Skllavopronarëve në Essos, Mbretëresha e Dragonjve, Daenerys Targaryen, është e zënë duke me zhdukjen e skllavërisë në secilin qytet që e pushtonte. Kjo është një politikë kontraverse, më e pakta që mund të thuhet. “Ky fëmijë arrogant e ka marrë përsipër që të shkatërrojë tregtinë e skllevërve, por trafikimi kurrë nuk ishte kufizuar në Parajsën e Skllavopronarëve. Trafikimi ishte pjesë e tregtisë në det që e përshkonte gjithë botën, dhe Mbretëresha e Dragonjve i kishte turbulluar ujërat”, vë re Qavo, një zyrtar i doganës në Qytetin e Lirë Volantis. Meqenëse në Volantis në çdo 6 persona 5 prej tyre ishin në pranga, sfida ideologjike e Daenerysit ndaj skllavërisë ishte shumë brengosëse, të paktën për njerëzit e lirë si Qavo. Një koalicion i mercenarëve në Essos, i rekrutuar me qëllim të ringjalljes së tregtisë së qenieve njerëzore e cila mbeshtëste ekonominë e kontinentit, po fillonte marshimin kundër qytetit Meereen të Daenerys. Ndërhyrja në interesat e forcave globale kapitaliste është një gjë e rrezikshme.

A do të jenë në gjendje gjeneralët e Daenerysit të qëndrojnë kundër armiqve të saj? A do të investojë Banka e Hekurt edhe në një pretendent të ri të fronit mbretëror? A do të jetë në gjendje Këshilli i Vogël i mbingarkuar i Cerseit të frenojë krizën në rritje në Tokën e Mbretërve? Jo vetëm që humbja e kredive ndërkombëtare i shtyri tregtarët e kryeqytetit të falimentojnë, pro edhe burgosja e dy udhëheqësve të shtëpisë Tyrell nga ana e Besimit i kishte vënë në rrezik importet bujqësore të tokave të tyre. Për më tepër që, shkatërrimi i Riverlandit e ka zhdukur burimin e zakonshëm të ushqimit për qytetin. Tani që dimri padyshim po vjen, popullata e Tokës së Mbretërve nuk do të pajtohet lehtë me urinë. Udhëheqësit e Shtatë Mbretërive do të bënin mirë që të merrnin disa këshilla më të mira ekonomike. /Gazeta Sheshi/