Dani Osvaldo përjashtohet nga Boca Juniors për shkak të duhanit

Sulmuesi kontravers, Dani Osvaldo, është përjashtuar nga skuadra argjentinas Boca Juniors, pasi është zënë duke pirë cigare në dhomat e zhveshjes, përcjellë informacionin Gazeta Sheshi.

Megjithëse sulmuesi argjentinas nuk ka luajtur më shumë se 300 minuta me Boca Juniors, për shkak të lëndimeve, Osvaldo nuk do jetë më pjesë e skuadrës nga Bombonera.

Kujtojmë që Osvaldo në të kaluarën ka qenë futbollist i skuadrave të njohura italiane: Juventus, Roma, Inter, deri sa ka luajtur edhe tek Espnayoli në Spanjë dhe Southampton në Angli.

/Gazeta Sheshi/