Ky është sulmuesi më i mirë me të cilin ka luajtur Cana

Kapiteni i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana tha sot se sulmuesi më i mirë me të cilin ai ka luajtur, është gjermani Miroslav Klose.

“Klose është një profesionist ekzemplar. Kam qenë me fat që kam luajtur në një skuadër me të. Por, është e drejtë që tani të ketë një eksperiencë të re për të mbyllur në mënyrën më të mirë të mundshme karrierën e tij”, tha Cana për “Radio Olympia“.

“Ne shkuam së bashku te Lazio dhe ndihmuam njeri-tjetri. Ka pasur një marrëdhënie të mirë mes nesh”, shtoi Cana.

Ditën e diel, kur Lazio do të luajë me Fiorentinën, do të jetë edhe ndeshja e lamtumirës e “bomberit” gjerman.