Barcelona rikthen Denis Suarezin nga Villarreali

Paraqitjet e mira me skuadrën Villarreal, kanë bërë që Barcelona të rikthej në rradhët e veta mesfushorin e talentuar Denis Suarez. Siç raporton e përditshmja katalanase Sport, 22 vjeçari është në agjendën e Luis Enriques, i cili kërkon ta rikthejë menjëherë në skuadër, përcjellë informacionin Gazeta Sheshi.

Klauzola për rikthimin e tij në Camp Nou kushton 2,5 milionë euro, mirëpo “Nëndetësja e Verdhë”, kërkon të fitojë më shumë nga ky operacion.

Madje katalanasit kishin qenë të interesuar për të rikthyer Suarezin qysh në merkaton e janarit, mirëpo trajneri i Villarrealit, Marcelinho Garcia, kishte ndërhyrë duke e mbajtur atë në El Madrigal.

Tani mbetet të shihet nëse Villarreal vendos ta shesë Denis Suarezin sërish në Barcelonë.

3412B8B300000578-3586491-image-a-23_1463044831007/Gazeta Sheshi/