Pajaziti: Do shkojmë në finalen e Kupës me 5 mijë Intelektualë

Drita është mposhtur shtëpi nga Trepça ’89 (0-4), duke i vështirësuar punët vetit, pasi tani ndodhen në zonën e rrezikshme të barazhit. Mirëpo sidoqoftë trajneri i kësaj skuadre Sadat Pajaziti beson tek futbollistët e tij dhe thotë se ishin të përgatitur për këtë situatë, transmeton Gazeta Sheshi.

“Kemi patur shumë mungesa, orari i dendur, lodhja e futbollistëve kanë ndikuar në epilogun final të ndeshjes, të cilin nuk e kisha paramenduar kurrë. Gabimet në dy golat e parë ishin përcaktues për fatin e ndeshjes, megjithëse i kuptoj lojtarët dhe ato gabime mund të ndodhin pasi janë njerëzore. Mirëpo, ne duhet të mbajmë kokën lart dhe të vazhdojmë tutje”, theksoi Pajaziti pas ndeshjes për mikrofonat e Super Sport Kosovës.

Tekniku i gjilanasve, gjithashtu flet edhe për situatën në të cilën ndodhet skuadra e tij.

“Ne nuk ishim të qetë në ndeshjet e fundit, prandaj erdhëm deri në këto pikë. Sidoqoftë ne ishim përgatitur më parë për të gjitha situatat, sikurse për ti shpëtuar barazhit ashtu edhe për të luajtur”, potencoi Pajaziti.

Drita do përballet sërish me Trepçën ’89 pas një jave në kuadër të gjysmëfinales së DigitAlb Kupës dhe është pikërisht trajneri Sadat Pajaziti që nisë përmbysjen e madhe, duke ftuar tifozët në finale.

“Tifozët na kanë pëkrahur gjatë gjithë kohës dhe unë dua të shkoj në finale me ta, së paku me 5 mijë sosh. Do të bëjmë çmos ti gëzojmë ata në fund, pasi e meritojnë një gjë të tillë”, përfundoi Pajaziti.

/Gazeta Sheshi/