Luftë e ashpër për ti ikur barazhit, Prishtina jashtë zonës së nxehtë

Lufta për titull ka përfunduar, mirëpo jo edhe për ekzistencë. Liria do ndeshet me Besën në derbin dukagjinas për të kërkuar pikët e shpresës, gjë të cilën e kërkon edhe Drenica ndaj Vushtrrisë, që tashmë i ka thënë lamtumirë elitës së futbollit kosovar. Në kryeqytet Prishtina kërkon ti ikë barazhit në duel me Istogun që vetëm fitorja e mban gjallë shpresën për të mbijetuar shkruan Gazeta Sheshi.

Në dy dulet tjera takohen Feronikeli – Llapi dhe Hajvalia – Gjilani, që dikur matnin forcat për titullin kampion, që tashmë e ka festuar “Nikli”.

Hajvalia – Gjilani 3-1
(B.Gashi, E.Zeqiri, F.Abrashi, I.Shuleta)

– Mbyllet ndeshja.

75′ Zëvendësim tek vendasit: Sasha Nisic debuton në rradhët e Hajvalisë.
60′ GOL.
Topin e rikthyer nga Maloku në gol e shndërron Serginho, duke realizuar golin e dytë personal.
57′ GOL.
Alban Rexhepi realizon nga afërsia për të zvogëluar epërsinë.

– Mbyllet pjesa e parë.

34′ GOL. Mateus Da Silva pason për bashkëpatriotin e tij Sergio Junior që me kokë realizon për epërsinë e dyfishtë të vendasve.
23′ GOL. Shkëlqim Pacolli realizon për epërsinë e skuadrës së Ismet Munishit.

Feronikeli – Llapi 2-1
(K.Vula, B.Këpuska, S.Neziri, N.Rraci)

– Mbyllet ndeshja.

85′ GOL. Livoreka realizon një gol të bukur pas asistimit të Behar Maliqit duke rikthyer epërsinë e vendasve.
75′ GOL.
Egzon Sinani barazon rezultatin pas harkimit të Viktor Kukajt nga këndorja.
73′ GOL.
Mark Milicaj zhbllokon më në fund shifrat në Drenas, duke realizuar pas një depërtimi në krahun e djathtë.

– Mbyllet pjesa e parë.

Drenica – Vushtrria 6-2
(B.Batalli, M.Berisha, V.Kelmendi, M.Baliu)

– Mbyllet ndeshja.

72′ GOL. Hysen Tahiri realizon tre golësh, duke qëlluar sërish në portën e udhëtuesve.
68′ GOL.
Vjen edhe goli i rradhës për vendasit, Tahiri realizator.
65′ GOL.
Futbollistët e Vushtrrisë realizojnë edhe njëherë, mirëpo kësaj rradhe në portën e tyre. Autogol i Mehmetit.
64′ GOL.
Neziri realizon për miqtë duke ngushtuar epërsinë e vendasve.

– Mbyllet pjesa e parë.

36′ GOL. Halimi ka realizuar për udhëtuesit.
35′ GOL.
Granit Arifaj fundos skuadrën udhëtuese duke realizuar edhe golin e tretë në ndeshje.
24′ GOL. Hysen Tahiri dyfishon epërsinë për skuadrën vendase.
15′ GOL. Drilon Osmani zhbllokon ndeshjen, duke realizuar për vendasit.

Drita – Trepça ’89 0-4
(B.Kosumi, J.Musolli, F.Jakupi, B.Jahmurataj)

– Mbyllet ndeshja.

92′ GOL. Alban Shillova dështon nga penalti, pret Arben Beqiri.
88′ GOL.
Është sërish Blerand Kurtishaj ai që realizon golin e rradhës për ‘minatorët’ duke fundosur skuadrë e Dritës.
87′ GOL.
Blerand Kurtishaj i vetmuar përballë Halimit, realizon golin e tretë për miqtë.
50′ GOL.
Është sërish sulmuesi afrikan Akinyemi që realizon për golin e dytë të ‘minatorëve’

– Mbyllet pjesa e parë.

41′ GOL. Adeleke Akinyemi realizon për 89’shin. Me këtë gol sulmuesi afrikan arrinë në kuotën e nëntë golave këtë sezonë.

Prishtina – Istogu 1-0
(T.Maloku, F.Sekiraqa, B.Rama, L.Mustafa)

– Mbyllet ndeshja.

60′ Lojë e mirë vendasve, mirëpo nuk ka gol.

– Mbyllet pjesa e parë.

33′ GOL. Begolli realizon nga një aksion që nuk premtonte shumë, duke zhbllokuar rezultatin e këtij takimi.
Min 8 – Labinot Osmani gjuan jashte nga penalltia!

Liria – Besa 2-1

– Mbyllet ndeshja.

61′ GOL. Kastriot Rexha nuk fal gardianin vendas nga një pozitë e mirë shënimi, duke ngushtuar rezultatin.
57′ GOL.
Liridon Fetahaj realizon për epërsinë e dyfishtë të vendasve, duke nisur skuadrën e tij drejt në fitore mjat me rëndësi.

– Mbyllet pjesa e parë.

1′ GOL. Vendasit nuk humbasin shumë kohë për të humbur dhe realizon qysh në aksionin e parë serioz, përmes Fisnik Ramadanajt.
(H.Hajdari, S.Berisha, E.Baliqi, A.Tahiri)

/Gazeta Sheshi/