ZYRTARE: Hummels nënshkruan me Bayern Mynih

Skuadra gjermane Borussia Dortmund ka njoftuar se mbrojtësi i saj Mats Hummels do të nënshkruaj me rivalin e tyre të përbetuar Bayern Mynih, përcjellë informacionin Gazeta Sheshi.

Dëshira e mbrojtësit gjerman për tu rikthyer në Alianz Arena është pranuar nga zyrtarët e skuadrës nga Signal Iduna Park, ndërkohë gjatë javëve të ardhshme pritet edhe prezantimi i tij, njofton skuadra e Borussia Dortmund.

Kujtojmë që Hummels ishte kapiten e ‘milionerëve’ gjatë dy edicioneve të fundit, ndërkohë që largimi i tij drejt rivalit të urryer nuk është pritur aspak mirë nga tifozët verdhezinjë të cilët e kanë pritur me protesta largimin e tij.

/Gazeta Sheshi/