“Ushtria e Minifundeve”

Me rastin e fitores së ushtrisë sovjetike kundër Gjermanisë naziste në Luftën e Dytë Botërore, dje Rusia shfaqi arsenalin e saj ushtarak.

Në këtë paraqitje u shfaqen disa prej pajisjeve më të fundit ushtarake të Rusisë, duke përfshirë raketat me rreze të gjata bërthamore.

Në Paradë parakaluan mbi 10 mijë trupa ushtarake, 135 automjete të blinduara dhe 71 aeroplanë.

Por, ajo që tërhoqi vëmendjen e mediave botërore ishin femrat ushtarake të cilat, të veshura me funde të shkurtër të bardhë dhe me çizme ushtarake, parakaluan për herë të parë në Sheshin e Kuq.

Mediat i quajtën ato “Ushtria e Minifundeve”.