Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit, ja këngët që siguruan finalen

Sapo është mbyllur gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit, e cila, sipas parashikimeve, ka çuar në finale disa prej vendeve pretendete, por ka lënë të zhgënjyer edhe shumë të tjerë si Greqia.

Vendet që kanë siguruar kualifikimin për mbrëmjen e së shtunës, së bashku me tre vendet e para organizatore (Francë, Suedi, Spanjë), janë:

Azerbajxhan, Rusia, Holanda, Hungaria, Kroacia, Austria, Armenia, Republika Çeke, Qipro, Malta.

Përfaqësuesja e Shqipërisë, Eneda Tarifa do të këndojë mbrëmjen e së enjtes.