Ngre në krahë fëmijën që i solli lulet, ja çfarë i ndodh më pas (FOTO LAJM)

Lady Mone ø@MichelleMone 53m Most embarrassing moment.Speaking in Vietnam to 3,000 people,thought this was a 6 year old,picked him up,he's a MAN ***TWITTER PICTURE FROM MICHELLE MONE PAGE***

Ikona e modës njëkohësisht edhe biznesmenia Michelle Mone dje pati një situatë shumë të sikletshme gjatë një konference për sipërmarrësit në Vietman. Në këtë konferencë ishin pjesëmarrës 3 mijë njerëz. Mirëpo asaj iu afrua nje “fëmijë” për ti dhënë një tufë me lule dhe Mone e ngrit atë në krahë dhe e përqafoi.

Ajo e mori burrin e vogël në krahë duke menduar se është fëmijë me qëllimin që të bënte një foto me të, por dikush nga rreshti i parë i pjesëmarrësve bërtiti: Ule menjëherë është im shoq.

“Ai nuk e pati problem kur e mora në krahë, por u habita nga reagimi në sallë. Më pas vura re se kishte diçka që nuk shkonte: dhëmbët e tij të zverdhur nga nikotina (cigarja)” tha Mone më pas.

Pas këtij incidenti, gruaja e 45-vjeçarit i drejtoi një pyetje Mone-së, e cila ishte ende në foltore: A është zakon britanik t’i marrësh hopa ata që të dalin përpara? Pas këtij momenti salla shpërtheu me të qeshura.