Në Prishtinë organizohet vrojtimi i “Transitit të planetit Merkur”

Në Prishtinë, përkatësisht afër simbolit ‘NEWBORN’ është organizuar vrojtim publik, në të cilin do të përcillet “Transiti i planetit Merkur”, fenomen i cili ndodh çdo dekadë.

Astronautët e Kosovës të cilët kanë organizuar këtë vrojtim, kanë bërë të ditur se ky fenomen quhet transiti i merkurit ku për një moment dielli, toka dhe merkuri gjenden në vijë të drejtë.

Kalimi i Merkurit do të fillojë në orën 13:12 minuta dhe pritet të zgjat deri në perëndim të diellit.

Sipas astronautëve, ky është fenomen që manifestohet në të gjitha kryeqytetet e botës./KosovaPress/