Kur Hitleri “pendohet”…vlen 15 mln euro

Më shumë sesa 17 milionë dollarë, apo e thënë ndryshe mbi 15 milionë euro. Kaq është shuma e përfituar nga shitja në ankandin e Sotheby, në Nju Jork, e skulpturës provokuese “Him”, të Maurizio Cattelan, që shfaq Adolf Hitlerin të gjunjëzuar dhe duke u lutur.

E realizuar në vitin 2001 prej dylli dhe rrëshire, e që përpara publikut shfaqet me shpatulla, mund ta kuptosh fare mirë që bëhet fjalë për Fyhrerin vetëm nëse e kthen 180 gradë.

Shifra prej 17 milionë e 189 mijë dollarësh përbën një rekord edhe për vete artistin, teksa rekordi i mëparshëm është regjistruar në vitin 2010, kur në Nju Jork u shit për 8 milionë dollarë skulptura, që shfaq një artist duke përgjuar nga një vrimë në dysheme.