Afrojuni me kujdes!

Kur babai yt eshte Jean Claude Van Damme, është vështirë që meshkujt të të afrohen, sado brune e bukur të jesh. 25-vjeçarja Bianca Van Varenberg (mbiemri origjinal i aktorit të famshëm), e njohur si Bianca Bree, është vajza e Van Damme dhe Gladys Portugues.

5 vite më parë ajo u shfaq ma babain në një premierë filmi, por që atëherë ka qëndruar e “fshehur”. Ajo pati thënë se nuk donte të shfrytëzonte mbiemrin e të atit për ta pasur më të lehtë, por duket se ka ndryshuar mendim.

Duke qenë se dëshiron të bëhet aktore, ajo po mundohet të jetë sa më aktive në rrjetet sociale duke treguar fizikun e palestruar.

“Dua t’i tregoj vajzave se mund të jenë me muskuj dhe femërore në të njëjtën kohë. Mund t’i kryqëzojnë këmbët në një tavolinë dhe më pas të rrahin dikë në mënyrë femërore. Ashtu siç babai im i bëri të famshme artet marciale, unë dua të vazhdoj trashëgiminë e tij”, tha Bianca për “New York Post”.