Klubi i Premierligës nënshkruan me një lojtar elektronik

West Ham është bërë ekipi i parë në Premier League që ka marrë nën kontratë një lojtar elektronik, pasi kanë arritur marrëveshjen me një nga lojtarët më të mirë të FIFA-së, Sean Allen.

Allen, i cili njihet më mirë me emrin Dragonn në botën online, zuri vendin e dytë në kampionatin botëror të FIFA 2016, përcjellë Gazeta Sheshi.

Atij i është dhënë fanella më numër 50 dhe do të përfaqësojë klubin online nëpër turne të ndryshme.

Nga ana tjetër, trajneri i West Ham, Slaven Bilic thotë: “Është një lëvizje e madhe e ekipit. Kam dëgjuar se Sean është një lojtar i madh në arenën e lojërave elektronike. Shpresoj që ai të përfaqësojë klubin me krenari përreth globit”.

Vetë Allen shprehet: “Jam i lumtur që i jam bashkuar West Ham-it si lojtari i tyre zyrtar i FIFA-s. Kam shumë kohë që luaj FIFA dhe më në fund po shpërblehem”.