Simeone tregon se çka po i përgatit Realit për finale

Atletico Madrid – Real Madrid, më shumë se një ndeshje e futbollit, është çështje e jetës, ka thënë Diego Simeone.

Trajneri i Atletico Madridit ka paralajmëruar rivalin e qytetit se ekipi i tij është i gatshëm për luftë në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve.

“Shanset janë 50:50, të dyja ekipet njihen mirë, në finale caku është fitorja”, deklaroi Simeone për “La Red”.

“Bëhet fjalë për jetë dhe jo për futboll. Jemi mbrojtur fuqishëm në ndeshjet e fundit, kemi ndërruar shumë futbollistë, por për fatin e mirë kemi dalë të suksesshëm”, u shpreh ai.