“Topi i Artë”, Messi-Ronaldo apo…?

Ronaldo apo Messi ndoshta asnjëri prej tyre, sepse ka ardhur koha që Topi i Artë, cmimi më i rëndësishëm në aspektin individual, në vitin 2016-të të fitohet nga një tjetër futbollist.

Këtë vit në ndryshim nga sezonet e kaluara, Topi i Artë mund të shkojë edhe në duart një outsideri që në shqip do të thotë jo favorit. Nuk hynë te të ashtuquajturit outsider, Luis Suarez dhe Neymar pasi dy sulmuesit e Barcelonës në vitin 2015-të u pozicionuan në vendin e 3-të dhe të 4-t.

Por një i tillë mund të konsiderohet padiskutim Antoine Griezmann. Sulmuesi francez është lideri i Atleticos së Madridit që eliminoi Bayernin në gjysmëfinalet e Championsit, dhe ka shanset e tij për të fituar Topin e Artë, gjithmonë nëse Los Colchoneros fitojnë ndaj Realit.

Një plus në garën për trofeun më të rëndësishëm individual, Griezmann-it mund t’ia japë edhe kombëtarja franceze që në Evropianin e shtëpisë është favoritja kryesore për të fituar Euro 2016-të.

Në këtë listë është edhe Jamie Vardy, njeriu që bërë realitet një ëndërr me Leicester City-in duke fituar titullin kampion në Premier League. Për të udhëhequr Dhelpërat drejt këtij misioni të pabuesushëm, Vardy ka realizuar 22 gola në kampionatin anglez dhe ndoshta nëse bën mrekullinë edhe me përfaqësuesen e Tre Luanëve në Euro 2016, mund ta fitojë vërtetë Topin e Artë.